I dyshuari për plagosjen me armë zjarri i dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë në QKUK.
Lajmi është konfirmuar nga mjeku Emergjencës, Ejup Govori.
Ai u shpreh se i dyshuari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Po, pacienti i dyshuar për plagosjen e dy grave ka vdekur”, tha Govori.
“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, shtoi ai.
Gjatë ditës u raportua se nënë e bijë u plagosën në Fushë Kosovë me armë zjarri por që janë jashtë rrezikut për jetë edhe pse kanë lëndime serioze.