Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vjedhje dhe plagosje në Drymos, Vonicë.
Mediat greke raportojnë se 32-vjeçari shqiptar bashku me 2 persona të tjerë ende të paindentifikuar kanë grabitur një shtëpi.
Në shtëpinë e grabitur jetonte 60-vjeçar me nënën e tij.
Të 3 grabitësit janë futur në shtëpi dhe kanë rrahur të moshuarit.
Ata e kanë qëlluar me thikë dhe më pas i kanë marrë euro, një cek 3500 eurosh dhe një telefon.
Pas arrestimit të shqiptarit janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.