Për shkak paralajmërime nga qeveria për ndryshim të moshës së pensioneve, sindikatat franceze kanë thirr grevë urie. Si rrjedhojë, transporti publik në vend do të përballet me probleme serioze.
“Do të jetë një ditë e vështirë, shumë e vështirë për transportin publik… Ne presim probleme serioze,“- tha ministri i Transportit Clement Bonn për LCI TV. Ai shtoi se qeveria mbetet e hapur për bisedime me sindikatat, por theksoi se qeveria do të ruajë qëllimin e presidentit Emmanuel Macron, që është rritja e moshës së pensionit të shtohet me 2 vite, deri në 64 vjeç.
Qeveria dëshiron të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension me tre muaj çdo vit nga shtatori deri në vitin 2030. Presidenti Macron ka deklaruar se është zgjedhur me këtë plan si president, e se pa këto ndryshime sistemi i pensioneve të vendit nuk mund të jetë financiarisht i qëndrueshëm.