Presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një postimi në X, i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë menjëherë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, në të kundërt Shtëpia e Bardhë po shqyrton rifillimin e bombardimeve.
“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të vështirë. Ata kanë interes të arrijnë një marrëveshje”, tha Trump.









