Vrasje e një pronari piceri në qendër të Stromeek-Bever ka sjellë shpërbërjen e një bande të madhe droge që drejtohej nga shqiptarë në Belgjikë.
Para gjykatës penale në Belgjikë kanë dalë 12 persona, shqiptar dhe bullgarë të cilët akuzohen për trafikun e drogës.
Dy drejtuesit e bandës rrezikojnë 12- 13 vite burg, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës rrezikojnë 5-8 vite burg.
Në prill të vitit 2020 një 42-vjeçar pronar i një picerie u vra brenda biznesit të tij.
Autori edhe pse u largua nga vendngjarja u kap nga policia më vonë.
Pas vrasjes autori i vuri flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë.
I dyshuari është një 35-vjeçar shqiptar, i cili është ende në paraburgim në pritje të gjykimit.
Nga hetimet rezultoi se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë ishte kreu i një organizate drogë.
Pas vdekjes së 42-vjeçarit në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata.
Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër shtëpitë e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever.
“Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë, gjithmonë duke ndjekur të njëjtën rrugë”, tha prokurori publik. Ato e importuan drogën nga Kolumbia në Holandë. Ata merrnin kokainë me një nivel pastërtie nga 95 deri në 96%.2- tha prokurori i çështjes.