Gjykata në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg një 44-vjeçar shqiptar me inicialet I. D. i cili punonte si “kopshtar” në një shtëpi bari.
44-vjeçari u kap nga policia në një shtëpi me kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.
Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. 44-vjeçari nuk ishte i dënuar asnjëherë më parë.
Avokatja e shqiptarit tha se motra e tij është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.
“Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional”, tha avokatja.