-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjedhje dhe “tapë” në timon, arrestohen 2 persona në Fier

Kryesoret

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale Maradon Dajlani 33-vjeç është arrestuar  pasi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje.

Ndërkohë I.S 40 vjeç u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije. Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit