Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas më shumë se një jave ka reaguar për herë të parë për dosjen “McGonigal” në SHBA ku po hetohet ish-zyrtari i lartë i FBI-së.
E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.🇦🇱🤝🇺🇸
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 30, 2023
Sali Berisha e sfidoi sot duke thënë se ambasadorja Yuri Kim i kishte mbyllur gojën që të mos fliste për skandalin. Por dy orë më pas, ish-kryetari Basha reagoi duke thënë se e vërteta vonon por nuk harron.
“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët” tha Basha. Sipas opozitës, Rama korruptoi agjentin e FBI-së që të sulmonte opozitën duke sajuar lobimin rus.