Kreu LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” foli për ështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe marrëdhënien e Edi Ramës me SHBA. Ndër të tjera ai tha se opozita e përqendroi marrëdhënien e SHBA në duart e Ramës.
Cartabiankën me SHBA Edi Ramës ja dhamë ne. E di pse? Sepse opozita refuzoi reformën në drejtësi.
E mori Edi Rama në dorë duke futur familjarët e ministrave. Duhet të riniset dhe një herë nga fillimi.
Kjo vazhdoi me mos futjen në zgjedhje. Me negociatat e kota të 2017, të cilët nuk e morëm vesh kurrë. Më pas kulmi ishte dalja nga parlamenti. E shoqëruar me një fushatë të dështuar.