Një apartament është përfshirë nga flakët në Vlorë. Mësohet se apartamenti që është djegur ndodhet në katin e 6 të një pallati të ri në bulevardin Vlorë-Skelë.
Paraprakisht mendohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike e cila të ketë shkaktuar flakët. Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikësja dhe policia e Vlorës në vendngjarje kanë punuar për shuarjen e flakëve.