Gjykata e Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për 33-vjeçarin Dedë Nika, i cili dyshohet se i ka vënë tritol banesës së një efektivi policie.
Nika u arrestua nga policia ditën e shtunë rreth 3 vite pas ngjarjes.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës”, njoftoi policia.