Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi sot Departamentit Amerikan të Shtetit dhe FBI-së që të hetojnë rolin e ambasadoren së tyre, Yuri Kim në Tiranë në dosjen e “McGonigal”. Ai tha se Kim ka mbyllur gojën vetë dhe këtë gjë ka urdhëruar që të bëjën edhe Edi Rama me Lulzim Bashën për këtë hetim që po zhvillohet në SHBA për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
“Në heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim, që i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë dhe se po këto burime informojnë se deklarata qesharake e Ramës për të përgënjeshtruar në një farë mënyre miqësinë me McGonigal. Ka qenë një këshillë e guvernatores (Yuri Kim). Në këto momente kur ziejnë mediat e botës ajo që bën përshtypjen më të madhe. Edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir.
A mund të imagjinoni ju një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm kundër tij tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston. Gjithçka flet se përsëri guvernatorja qëndron prapa heshtjes së turpshme të tij. Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga vetë guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar. Njerëzit e saj të komandonte dhe përkëdhelte në Shqipëri nuk thotë një gjë të vetme.
Një shprehje të vetme. Si është e mundur kjo? Në llojin e saj guvernatorja është një “McGonigal” ndaj së cilës janë lëshuar akuza për të gjitha format e korrupsionit. Por nëse McGonigal nisi me manipulimet me dosjen ruse, guvernatorja vazhdoi me veprën e tij të zezë, shpifje, trillime dhe sulme duke dëshmuar se nuk ka asnjë parim se nuk njeh vlera. Duke rendur nga zyra në zyrë dhe nga studio në studio për të shkatërruar opozitën për t’i caktuar kryetarin e saj.
Por nuk është kjo që e bëri të heshtë. Janë të tjera. Ndaj i bëj thirrje FBI-së dhe DASH-it se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal? A e ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ka pasur apo jo me atë? Për veprimtarinë e tij? Për vizitat e tij të shpeshta në Shqipëri? Po për Deripaskën në Shqipëri? Kompanitë e tij? A e ka informuar vendin e vet? A ka pasur dreka dhe darka me ekipin “Rama-McGonigal”?” tha ai.
LIVE-Berisha: Yuri Kim i mbylli gojën Ramës dhe Bashës për dosjen “McGonigal”