-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në Kamëz: Mbështetje për Arjan Hoxhën, bashkia do ti rikthehet shërbimit të qytetarëve

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PL-së në Kamëz me në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 maj 2023.

Meta u shprehur se janë të vendosur që të mbështesin kandidatin e dalë nga Primaret e Partisë Demokratike, Arjan Hoxha.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja shtabin elektoral të Partisë të Lirisë në Bashkinë e Kamzës.

Bashkia e Kamzës në 14 Maj u rikthehet qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre.

Partia e Lirisë dhe unë personalisht jemi të përkushtuar t’i japim mbështetjen dhe vëmendjen që meriton kjo bashki e cila edhe pse është e pesta përsa i takon numrit të banorëve është e anashkaluar dhe nënvleftësuar padrejtësisht.

Mbështetjen më të vendosur për kandidatin e perbashkët, z.Arjan Hoxha i cili na njohu me prioritetet e tij si Kryebashkiak i ardhshëm i Kamzës.

Grupi i këshilltarëve të Partisë të Lirisë do të jetë garant i llogaridhënies dhe transparencës.

Fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e jashtëzakonshme!

Falenderoj z.Faik Basha dhe të gjithë shtabin tonë për përkushtimin e tyre për fitoren e 14 Majit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit