-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada italiane në Prishtinë: Asociacioni nuk cenon Kushtetutën e Kosovës

Kryesoret

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se  formimi i Asociacionit nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës e as nuk kërcënon sovranitetin e saj.

Përkundrazi, sipas ambasadës italiane, duke e zbatuar marrëveshjen e nënshkruar Kosova ndërton të ardhmen e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Përkundrazi, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Ndryshe, këtë të martë në ambasadën amerikane në Prishtinë është mbajtur një takim ku është diskutuar për Asociacionin. Në të morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Asnjëri nga këta pjesëmarrës nuk është deklaruar për media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit