Paraditen e sotme një aksident ka ndodhur në Balldre pranë vendit të quajtur si Ura e Muratit në Lezhë. Një makinë tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë.
Janë transportuar dy persona në spitalin e Lezhës, të cilet kanë qenë pasagjerë. Të dy kanë marrë lëndime, teksa njëra nga pasagjeret ka disa fraktura në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.