Deputeti i grupit parameter të PD-së Gazmend Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për t’i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane, për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.
“Gjejmë rastin të shpresim besimin tonë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të kryejë një hetim të plotë, të gjithëanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje,”-shkruhet në letrën e dërguar nga Bardhi për SPAK.