-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas grushti mes policëve në Tiranë, nis hetimi/ Emrat

Kryesoret

Pas një konflikti natën e djeshme në Bllok mes disa punonjësve të policisë  që degradoi në përdorimin e armëve.

AMP ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të Rigers Iljazi, 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje” dhe  Vladimir Laska, 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje” si dhe qytetari  Marjus Iljazi,  33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë Vladimir Laska, jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari  Marjus Iljazi,  në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, Rigers Iljazi edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

 

Policët sherr dhe grushte me shefin në Bllok! Nxirren pistoletat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit