-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çekia: Ukraina duhet t’i bashkohet NATO-s pas përfundimit të luftës

Kryesoret

Presidenti i ri çek Petr Pavel tha për BBC-së se Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet NATO-s “sapo të përfundojë lufta”.

Pavel, një gjeneral në pension, tha se Ukraina do të ishte “moralisht dhe praktikisht e gatshme” për t’u bashkuar me aleancën perëndimore pas përfundimit të konfliktit.

“Ushtria ukrainase do të jetë ndoshta ushtria më me përvojë në Evropë. Ukraina meriton të jetë pjesë e një komuniteti të vendeve demokratike”, tha ai.

Në intervistën e tij të parë të transmetuar me media ndërkombëtare që nga zgjedhja e tij, Pavel i dha mbështetje të fortë ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin.

Duke folur nga Praga, ai tha se dërgimi i avionëve luftarakë perëndimorë si F-16 nuk është temë “tabu” për të, por tha se nuk ishte i sigurt se ata mund të dorëzoheshin në një afat kohor që mund të ishte i dobishëm për Kievin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të F-16 në Ukrainë, megjithëse presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se asgjë nuk përjashtohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit