Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi la të kuptohet sot se do të marrë në konsideratë vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës që njohur Sali Berishën kryetar të PD-së. Por ky vendim nuk është regjistruar nga kancelari dhe ende kryetar figuron Lulzim Basha që i ka deleguar kompetencat Enkelejd Alibeajt.
LIVE-PD me dy lista! Kë njeh kryetar KQZ? Celibashi: Nuk jam hipokrit!
Fakti që Celibashi tha se pavarësisht se nuk është regjistruar vendimi, do të merret në konsideratë lë një dritare hapur se KQZ mund të njohë Sali Berishën kryetar. Gjithmonë nëse Apeli nuk shprehet para afatit të regjistrimeve.
LIVE-Celibashi: Ka rrezik që PD të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit
“Ai vendim (i gjykatës së shkallës së parë) do të jetë pjesë e vlerësimit nga ana ime si komisioner. Pak a shumë e mendoj si duhet të jetë zgjidhja. Por do ta vendos kur të jetë kërkesa dhe dokumentacioni i plotë.
Sot kam një mendim, por do të vendos në atë që do të paraqitet formalisht përpara meje. Do të ishte mirë ta zgjidhnin me njëri tjetrin, por jam i fundit për të dhënë këshilla” tha ai.