Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u pyet sot se kë PD njeh, atë që drejtohet nga grupi i Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, pasi dy palët dorëzuan listat e anëtarëve të KZAZ-ve. Ai tha se vendimmarrja do të bazohet te ligji, vendimi i gjykatës kush është regjistruar, që deri tani figuron ende Lulzim Basha, që i ka deleguar kompetencat te Enkelejd Alibeaj.
“Nuk dua të bëj hipokritin duke mos thënë që nuk e njohim realitetin politik të momentit. Qoftë si individ, unë këtu jetoj dhe ndjek lajmet dhe kam gjykimet e mia për këto zhvillime. Është ky fakt, kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa, që është përfaqësues i PD-së në KQZ prej marsit të vitit të kaluar.
Formalisht kemi dy kërkesa dhe duhet të bëjë vlerësimin e legjitimitetit. Do ta bëjmë. Jemi në proces. Po verifikojmë dokumentacionin mbi propozimet për anëtarë të KZAZ-ve të partive, jo vetëm të PD-së. Më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, jo për KQZ-në, se do të bëhet sipas ligjit.
Nuk kemi asnjë interes dhe simpati politike. Nuk do të përfaqësoj në këtë vendimmarrje. Nuk është çështja ime si është ligji dhe situata. Nuk duhet të vrasë mendjen KQZ. Kërkesa si për komisionerët edhe subjektet zgjedhore, do të vlerësohet në përputhje sipas ligjit. Ne nuk vendosim se kush e udhëheq PD-në.
E dimë që dikush thotë se kjo i takon zotit Berisha, dikujt thotë se i takon zotit Alibeaj, pasi thonë e ka të deleguar nga zoti Basha. Do të ishte mirë që duhet zgjidhet. Flitet për partinë kryesore të opozitës. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë nëse partia kryesore e opozitës mundet edhe të mos regjistrohet, ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve. Gjithsecili të angazhohet për këtë proces” tha ai.