Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një shkrim të gjatë të publikuar në ‘peacefare’, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të dalë me një opsion për Asociacionin. Serwer tha se pasi diplomatët amerikanë Chollet dhe Escobar po e ftojnë Qeverinë e Kosovës të paraqesë propozimin e saj, Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë.
“Kurti duhet ta krijojë një strukturë ndërkombëtare që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesat tjera të Kosovës, duke e bërë kështu rolin e Serbisë në komunitetet me shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme me atë të komunitetit me shumicë shqiptare brenda Serbisë”.
Edhe pse sipas tij asgjë e projektuar nga Prishtina s’ka gjasa t’i pëlqejë Beogradit, thekson se së paku do të kënaqte amerikanët që do ta kuptonin se Kurti është i gatshëm të ecë përpara me Asociacionin. Kjo shton ai e vë topin në fushën e Serbisë, ku edhe duhet të jetë.
Serwer: Çdo tolerim i Prishtinës ndaj huliganëve serbë ka pasoja katastrofike