-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë.

Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Ai në këtë rrjet punon me djalin e tij, Jonatan Zimenkov, me qëllim që të mundësojë shitjen e armëve në shtetet e treta, tha SHBA-ja.

Ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha Thesari.

Disa anëtarë të këtij rrjeti po ashtu kanë mbështetur entitetet e sanksionuara ruse, Rosoboroneksport dhe korporatën shtetërore Rostec, që Thesari vlerëson se janë pjesë kyçe të industrisë ushtarake të Rusisë./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit