-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak

Kryesoret

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dy ish-krerët e organizatës së veteranëve të UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale për ta dëgjuar aktgjykimin e Apelit ndaj tyre. Avokati Artan Qerkini thotë për Gazetën Express se ata mund të lirohen nëse provat janë vlerësuar ndryshe në shkallën e dytë, apo së paku ta marrin një dënim më të ulët.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara në Hagë do ta shqiptojë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Seanca është caktuar për në orën 14:00.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, më 18 maj 2022. Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini beson se ata do të mund të liroheshin sot, në rast se Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte ndryshe provat.

Natyrisht ne do të prisnim ndoshta edhe aktgjykim lirues nëse Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte provat ndryshe. Nëse Gjykata e Apelit do të vlerësonte se publikimi i këtyre informatave e ka pasë një qëllim legjitim publik për ta njoftuar opinionin se cilat janë burimet e informatave apo provave që i përdor Gjykata Speciale; nëse do ta vlerësonte në këtë kontekst, atëherë mendoj se mund të kishte aktgjykim lirues apo së paku zbutje eventueale të dënimit i cili është shumë i lartë, marrë parasysh se ata nuk janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte”, tha Qerkini./gazetaexpres

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit