-sidi education-spot_img
26.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do zbulojmë të vërtetën “Rama-Mcgonigal”! PS rrëzon PD-në, sherr në parlament

Kryesoret

Shumica socialiste me 66 vota kundër ka hedhur poshtë kërkesën e grupit të Sali Berishës për ndryshimin e rendit të ditës me qëllim për të zhvilluar mocion me debat me Edi Ramën për dosjen e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.

Sot mungon, Edi Rama fshihet dhe ka frikë të japë llogari. Prandaj duhet t’i nënshtrohet mocionit me debat. Ne do të bëjmë zbulimin e së vërtetës që institucionet amerikane e kanë iniciuar. Drejtësia shqiptare po vonon për ta marrë të pandehur.

Pse? Jemi përpara disa veprave penale. “225 mijë dollarë ishin borxh që McGonigal, ia kishte marrë Agon Nezës”! Ja mjafton ky fakt që tha Edi Rama që drejtësia shqiptare të veprojë” tha Boçi, por kërkesa u rrëzua.

Taulant Balla kërkoi sot në parlament që të zhvillohet interpelanca e grupit të Enkelejd Alibeajt me kryeministrin dhe më pas nesër e në vazhdim të shqyrtohet kërkesa e grupit tjetër të deputetëve të Sali Berishës për mocion me debat.

Fiks si një javë më parë kur e njëjta gjë ndodhi djali i Sali Berishës doli para SPAK-ut, dhe hetimi i Gërdecit dhe 21 Janarit janë çështje themelore për drejtësinë. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen është e kotë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit