-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova iu rrëmbye Serbisë”/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar dhe mik i Ramës!

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Kroacisë lidhur me Kosovën, për të cilën tha se i është “rrëmbyer Serbisë” nga faktori ndërkombëtar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se presidenti kroat që bëri këtë deklaratë është mik i Edi Ramës dhe dikur këshilltar i tij. Ai shtoi se vetëm korrupsioni mund të shkaktojë lajthitje të tilla që çojnë në deklarata kaq të rënda.

” Si shpjegohet që ky Presidenti i Kroacisë, Milanoviç, miku i Edi Ramës, edhe Këshilltar i Edi Ramës dikur, rrëshqiti fare nga fiqiri dhe foli krejt si nje serb nacionalist?

Cila është lidhja reale midis tij dhe Edi Ramës?

Duhet kërkuar më thellë për të kuptuar se vetëm korrupsioni mund të shkaktojë lajthitje kaq të rënda.

Kryeministri i Kroacisë dhe populli kroat ja dhanë përgjigjen e prerë dhe dinjitoze”, u shpreh nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit