-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haga jep sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK!

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë shqiptojnë sot aktgjykimin për apelin sa i përket rastit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë.

Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020 dhe koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim.

Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ata dyshohej se po atë vit, përmes disa konferencave për media, në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Gucati dhe Haradinaj kishin zbuluar informacion të mbrojtur, duke synuar që të zbulonin qindra dëshmitarë apo dëshmitarë të mundshëm të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale. Prokuroria e Specializuar ka argumentuar se me shqiptimin e dënimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt është “vendosur drejtësi”.

Në aktakuzë kundrë thuhej se dokumentet që u shpërndan nga Gucati dhe Haradinaj, kanë pasur emra të dëshmitarëve potencialë të cilët do të mund të dëshmonin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Këta të fundit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe pritet që gjykimi ndaj tyre të nisë në mars. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit