“Dasma” e Luizit dhe Kiarës në “Big Brother” ishte e mbushur me shumë emocione. Pas ceremonisë dhe valles, Luizi mori mikrofonin dhe vendosi që të këndonte vetë për dashurinë e jetës. Kjo e bëri Kiarën që të shpërthente në lot. “Mos, mos vazhdo më se nuk e përballoj” tha ajo mes lotëve.
Dita pas dasmës nisi ndryshe për Luizin dhe Kiarën. Luizi u ngrit i pari nga gjumi. Ai mblodhi disa lule nga ato që ishin vënë tek altari dhe me to bëri një buqetë, që më pas ia la Kiarës te komodina pranë krevatit, kur ajo po flinte gjumë.









