-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Terroristi” nga Kukësi në gjyq, SPAK: Dënojeni 4.5 vite burg

Kryesoret

SPAK i kërkoi gjykatës të dënojë me 4 vjet e 5 muaj burgim 56-vjeçarin Ibrahim el Salih Lekica nga Kukësi për nxitje dhe propagandë për kryerjen e akteve terroriste.

Nëse shpallet fajtor sipas kërkesës së Prokurorisë, Lekica do të përfitojë edhe ulje të dënimit, pasi më herët gjykata i pranoi atij kërkesën për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në 2022 pasi në rrjetin e tij social “Facebook” kishte bërë pastime pro ISIS dhe luftës së xhihadit duke e konsideruar si legjitim krijimin e të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.

Gjatë vitit 2022, një tjetër person ra në pranga me kërkesë të SPAK për nxitje dhe propagandë në kryerjen e veprimeve terroriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit