-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët në protestë, bllokojnë rrugën në Leposaviç

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviç.

Mirëpo, sipas vendimit për realizimin e kësaj është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Sipas burimeve të Telegrafit bëhet e ditur se gjatë shpronësimit të tokave në fshatin Dren, disa qytetarë të komunitetit serbë kanë dal për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke protestuar.

“Disa qytetarë serbë të pakënaqur kanë dal për të protestuar për shpronësimin e tokave në fshatin Dren. Nuk ka bllokim rruge. Rruga është e lirë për qarkullim”, i ka thënë burimi Telegrafit.

“Referuar kërkesës suaj në lidhje me nisjen e punimeve në fshatin Dren në Komunë të Leposaviqit, ju njoftojmë se në këtë lokacion është duke u ndërtuar stacion i policisë kufitare, me qëllim të ofrimit të sigurisë së qytetarëve, menaxhimit kufitar dhe parandalimit të kontrabandës në këtë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit