Policia e Shkodrës ka arrestuar Luan Shpingarin 47vjeçar pasi mbante armë zjarri në restorant.
Sipas njoftimit të policisë Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin Luan Shpingari që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









