-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Kthjellime dhe vranësira të shumta, reshje në zonat malore!

Kryesoret

Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në zonat malore reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të rrezikojnë nga shirat edhe një pjesë të mire të zonave qendrore por sasia e tyre do të jetë e pakët.

Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë, si pasojë e masave të ftohta me origjinë Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta dëbore. Por mbeten problematike ngricat në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura dhe ngrica të theksuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit