-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat për Zvërnecin/ Rama: Na i kanë futur xixat të zihemi mesveti!

Kryesoret

Kryemiistri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar sërish për protestat që po mbahen në Tiranë prej disa ditësh kundër projektit 4 miliard euro në Zvërnec, duke u thënë se Greqia vazhdon të shitet tek të huajt si shembull suksesi me modele të ngjashme investimi, ndërsa neve na i kanë futur xixat për tu zënë me njëri tjetrin.

Sipas Kryeministrit Rama nuk ka vend në botë dhe qeveri që të mos pranojë investimet e huaja madhore, pasi ata vetëm e rrisin ekonominë vendase.

Ndër të tjera Rama thekson se bota zhvillon turizmin me sa investime tërheq ndëesa ne se sa rezistojmë ndaj tyre.

Postimi i Ramës

GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!
KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR
Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.
Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.
Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit