-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023!

Kryesoret

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (wiiw), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6 për qind dhe 3.8% në vitin 2025.

Ekspertët e Vjenës pohuan se megjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukraine, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

Richard Grieveson, Zëvendës Drejtor i Wiiw dhe autori kryesor raportit të Parashikimit tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.

Për vitin 2023, “wiiw” parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së.  Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.

Embargoja dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me 47 dollarë për fuçi.

Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor. Vasily Astrov beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit