Ndërpritet për herë të dytë seanca e kuvendit. Opozita kërkon praninë e Edi Ramës për interpelancë për dosjen “McGonigal”. Kryeministri ia delegoi të drejtën për t’ju përgjigjur opozitës, ministres Elisa Spiropali. Por deputetët e PD-së refuzuan.
“Ne “dashurinë” e kemi për Edi Ramën dhe jo për Elisën, me gjithë respektin për Elisën. Nëse nuk ka mundësi, e shtyjmë herën tjetër, dhe tjetrën, e tjetrën, deri kur të vijë” tha Dashnor Sula.
Grupi tjetër i Sali Berishës vijonte që të qëndronte në foltore duke e bllokuar pasi kërkojnë mocion me debat. Në këto kushte, Lindita Nikolla ndërpreu seancën.
“Jo, nuk mund të merrni peng foltoren. Lironi foltoren. Zonja Vokshi, ju bëj thirrje për herë të fundit. Ju tërheq vëmendjen, vërejtje. Respektoni rregulloren dhe kryetaren e Kuvendit që të jeni të respektuar. Ndërpritet seanca 5 minuta” tha ajo.









