-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skriniar do të rikthehet në fushë me Interin, por pa shiritin e kapitenit

Kryesoret

Milan Skriniar ka vendosur të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Qendërmbrojtësi kroat ditë më parë pranoi se ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain, por që dy skuadrat nuk arritën të gjenin gjuhë të përbashkët për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Ndeshjen e fundit Skriniar nuk luajti fare ndaj Atalantës, pasi deri në fund priti për një marrëveshje mes klubeve.

Megjithatë në fundjavë Skriniar do të rikthehet në fushë për Interin në derbin lokal ndaj Milanit.

Por pasi nuk e ka vazhduar kontratën me zikaltërtit, klubi ka marrë vendim që ai mos ta mbaj më shiritin e kapitenit.

27-vjeçarit i është hequr shiriti, pasi ai vendosi që në fund të sezonit të largohet nga Neroazzurët.

Kapiten i Interit në mungesë të Samir Handanovic do të jetë Lautaro Martinez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit