-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Economist: Shqipëria me përmirësim në demokracinë në Evropë, vendi i 8 në botë

Kryesoret

Shqipëria është vendi i 8 në botë me përmirësimin më të madh të demokracisë përgjatë vitit 2022.

Sipas një raporti të “The Economist” Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë në botë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Demokracisë.

Sa i përket renditjes totale, Shqipëria ka përmirësuar 4 vende pasi raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n.

Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68.

Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.

Raporti i ‘The Economist’ bazohet në rezultatet e një game indikatorësh dhe klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Indikatorët që përdoren janë: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës.

Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi 7 pikë, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë 6.43 pike dhe kultura politike 6.25 pike.

Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë. Ndërkohë në raport theksohet se demokracia ne rang global ka shume pak përparim. Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit