Në orët e para të mëngjesit të sotëm familja Gjinaj në fshatin Dajç të Lezhës është terrorizuar nga grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të kontrolluar banesën e Artan Gjinajt nga një aksion policor.
Kryefamiljari i cili u detyrua të kthehej nga Mali i Zi pas telefonatës të së shoqes tha për mediat se nuk kishin dijeni se për çfarë ishin zhvilluar kontrolle në banesën e tyre.
Sipas të dhënave të deritanishme, shkak për kontrollin janë bërë dyshimet se në banesën e familjes Gjinajt, fshihej një person i shpallur në kërkim, i cili është i afërmi i familjes Gjinaj. Megjithatë ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.