-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e kapitullimit në vitin 1999!

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi historike dhe qytetarë të kombësisë serbe që duhet t’i mbrojë, por që nga viti 1999 nuk ka pasur integritet dhe sovranitet territorial atje.

Siç raportojnë mediat serbe, Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes.

Ai vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave, manastireve e pasurive kulturore dhe historike serbe.

Shutanovac po ashtu ka thënë se “është e nevojshme të bindet pala kosovare, para së gjithash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të formojnë Asociacionin e komunave serbe, i cili nuk është ideal, por është më i miri që kemi”.

Duke komentuar incidentet e sotme në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës për Kosovën, ku kishte përplasje fizike mes deputetëve, Shutanovac tha se kjo nuk duhet të ndodhë, sidomos kur tema janë negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu ka vlerësuar se ka qenë gabim që partitë parlamentare nuk kanë pranuar të shkojnë në konsultime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sepse në seancën e djeshme kanë mundur të debatojnë për propozimin për të cilin tani nuk dinë asgjë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit