-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ke afat deri nesër…”! Berisha: Ky është mesazhi që më kërcënoi Yuri Kim

Kryesoret

Pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kërcënuar. Sot, ish-kryeministri zbuloi mesazhet që sipas tij i ka dërguar diplomatja amerikane në Tiranë.

“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur.

Në dy aspekte, e them dhe do ta them.

Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash.

Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.

Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.

I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot.

Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai.

Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit