-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA e prerë: E pranon ose jo Kurti, Asociacioni duhet të zbatohet

Kryesoret

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e djeshme në Kuvendin serb ku pati përplasje për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman.

Për këtë të fundit, Escobar tha se është “një udhërrëfyes i mrekullueshëm” dhe se shpreson që të dyja palët e pranojnë dhe fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por, ai theksin e vuri te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se duhet të zbatohet.

“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë.

Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, tha qartë Escobar për Pavlovic Today.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit