-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit këput fijet e të fortëve në Durrës, çmontohen 7 kamera!

Kryesoret

Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara.

Në vijim të fazës së katërt të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Durrës. Kjo fazë u shtri në Shënavlash dhe në lagjen nr.8 Durrës. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Xhavzotaj, dhe 1 shtetas në lagjen nr. 8, Durrës, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 8 janë çmontuar 3 kamera, dhe nisën  hetimin për shtetasin F. K.

-Plani operacional ka vijuar dhe në fshatin Xhavzotaj, Durrës, ku janë çmontuar 4 kamera, si dhe janë nën hetim shtetasit I. B, dhe A. P.

Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit