-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiçi i “Ballkanit të Hapur”: Jam krenar që isha krah Millosheviçit

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur krenar që ka qenë në krah të Millosheviçit gjatë luftës dhe masakrave në Kosovë.

Për të shantazhuar dikë, fillimisht duhet të keni diçka me çka do të shantazhoni. Unë nuk kam asgjë për të humbur dhe nuk më intereson… Unë njoh politikanë që janë nën sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe takohem me ta rregullisht (duke aluduar në Radoiçiqin, Veselinoviçin dhe Dodikun). Edhe çka?

Epo unë kam qenë krenar për sanksionet që më janë vendosur në vitin 1999. Unë isha fajtor pasi e mbroja vendin tim dhe sulmoja agresorin. Po thonë ta publikojmë këtë se është një informacion i vështirë për Vuçiçin. Hajde, ju lutem publikojeni këtë edhe një herë që kam qenë nën sanksionet e tyre, jam i lumtur që kam qenë kundër atyre që bënë agresion ndaj vendin tim.

Mendoni se isha i mërzitur apo i zemër për këtë? Për çka, që ata më kanë ndaluar të udhëtoj diku?”, ka treguar haptas Vuçiçi se është krenar që ka qenë shërbëtor besnik i kriminelit Millosheviç dhe politikës së tij të gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit