Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se qeveria po tenton që me dëshminë e pastrueses për zyrtaren Alda Klosi për çantat me lekë dhe euro të zhvendosë vëmendjen nga skandali “McGonigal”.
“Që nga mbrëmja e djeshme mediat janë mbushur me lajme nga arrestimi i zyrtares që ruante paratë e vjedhura nga qytetarët në dyshek. Madje edhe prokuroria duket se është treguar bujare pikërisht tani për të shpërndare dëshmitë e “skifteres” së zyrtarëve Rozeta.D.
Në fakt vendqëndrimi i Klosit është ditur që në ditën e parë kur u zbuluan paratë e deklaruara, dhe ajo do të kishte shijuar jetën e saj, por “fatkeqësisht” për të qeverisë i ndodhi një thagmë më e madhe, skandali McGonigal ndaj duhej arrestuar që debati të orientohet drejt saj dhe jo te i pari i qeverisë.
Ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.
Ndaj edhe nëse e keni vëne re, për të marrë me të mirë qytetarët për të mbulu skandalin, qeveria ka vazhduar për tre ditë rresht duke ulur çmimin e karburantit.
Vëmendja këtu mund të ikë nga McGonigal por Kongresi Amerikan i merr seriozisht gjërat” shkruan ai.