Alda Klosi është vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e së premtes. Ish-zyrtarja është arrestuar nën dyshimin e pastrimit të parave.
Në Dhjetor sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin Havier Dobi grabitën 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë.
Nga kontrolli në shtëpinë e Rozeta Dobit, policia gjeti po ashtu edhe një shumë prej mbi 400 mijë eurosh të tjera, të cilat Dobi tha se i përkisnin Klosit.
Megjithatë kjo e fundit e ka mohuar. Ish-zyrtarja po ashtu ka deklaruar se 120 mijë eurot e grabitura në shtëpinë e saj ishin të xhaxhait që jetonte në Amerikë, cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Prokuroria ka kryer hetime intensive për të zbuluar origjinën e parave. Pastruesja Dobi është marrë në pyetje disa herë, por a ka treguar më shumë?
A është bërë pastruesja bashkëpunëtore e drejtësisë? Pyetjet pritet që të marrin përgjigje në orët në vazhdim.
Pastruesja i mori 120 mijë Euro! Arrestohet zyrtarja e Kryeministrisë