Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për TRT World tha se problemet në Ballkan kanë thellësi dhe kjo ka të bëjë me historinë nga e cila duhet marrë mësime.
“Për këtë duhet të përgjigjën të tjerët”, i tha Kurti gazetares e cila po e intervistonte pyetur se pse Perëndimi po e shtyn para këtë Asociacion.
“Shumë shpesh duket që një ujdi është aty në kënd, kështu që le ta bëjmë në mënyrën më të shpejtë,” tha Albin Kurti duke rikujtuar historinë e krijimin të entitetin serb të Bosnjës.
“Duhet ta marrim seriozisht të ndjerin diplomat amerikan, Richard Hollbrooke, i cili u pendua në vitin 2005 që para 10 viteve më 1995 lejuan këtë entitet në Bosnje-Hercegovinë të quhet Republikë Serbe,” shtoi ai.
Duke folur për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se ato nuk derivojnë vetëm nga ajo që s’ka ende një marrëveshje mes palëve, por “nga vetë karakteri i shtetit serb”.
“Serbia e konsideron Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si shtete të përkohshme”, tha ai.
Kryeministri shtoi se Serbia “de jure” e njeh Bosnjën “por e lufton çdo ditë”.