-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk zgjati shumë, kapet në Napoli pas 3 ditë arrati vrasësi “Ndrangheta”

Kryesoret

Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie është arrestuar pasditen e sotme në Napoli.

Ai u kap nga karabinierët e Milanit dhe Napolit në stacionin Sant’Anastasia të Circumvesuviana.

Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.

52-vjeçari tashmë i dënuar me 30 vite për vrasjen e policit Renato Lio, i vrarë më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato, ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata e Lartë për një tjetër vrasje atë të bosit Vincenzo Femia, një eksponent kryesor në skenën kriminale të kryeqytetit.

I dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit të Romës.

Ai ishte liruar nga burgu në Terni dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak nga 12 janari në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të caktuar për 3 shkurt.

Sestito, është konsideruar si i lidhur me bandën “Iozzo-Procopio-Chiefari” nga Catanzaro, teksa kjo nuk është hera e parë që i është arratisur autoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit