Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e përshpejtimit të dërgimit të ndihmës ndërkombëtare në Ukrainë.
“Kryeministri tha se ishte i fokusuar në sigurimin që ndihma ushtarake britanike të arrijë në vijën e parë të luftës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit britanik.
“Të dy liderët ranë dakord se është thelbësore që Ukraina të përshpejtojë dhënien e ndihmës mbrojtëse nga aleatët për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ndihmohet dhe të shfrytëzojë mundësinë për të zmbrapsur forcat ushtarake ruse”, shtohet në deklaratën britanike.
Presidenti Zelensky falënderoi Shunak për fillimin e trajnimit të ekuipazheve ukrainase mbi tanket britanike Challenger 2, disponueshmërinë e të cilave të dy vendet kishin njoftuar në janar.