-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pioli për derbin me Interin: Kemi ende shansin të dëshmojmë se jemi më të mirë se ata

Kryesoret

Stefano Pioli pret një përgjigje përfundimtare nga skuadra e tij, Milani në ndeshjen e ardhshme të Derby della Madonnina me Interin.

Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mirë vitin 2023 dhe kanë zbritur në vendin e 5 në tabelën e ligës pas barazimeve me Romën dhe Leccen dhe humbjeve ndaj Lazios dhe Sassuolos.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Pioli fillimisht diskutoi se çfarë ka bërë skuadra e tij e Milanit në stërvitje këtë javë.

“Ne kemi përgatitur një plan loje, duke pasur parasysh ndeshjet tona të fundit dhe Superkupën. Ne u hodhëm në punë me vendosmëri dhe vëmendje të madhe”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë.

Trajneri i kuqezinjve komentoi se si planifikon të shmangë një përsëritje të finales së Superkupës së Italisë, të cilën skuadra e tij e humbi 3-0.

 

“Interi ka arritur më mirë, kanë bërë më mirë vitin e kaluar edhe në kupë. Në ligë ne bëmë më mirë, dhe ende kemi shansin të dëshmojmë se jemi më të mirë se ata”.

Pioli diskutoi për kritikat e ndryshme ndaj ekipit të tij.

“Kritika nuk është e tepruar, është e gjitha e vlefshme. Vetëm njerëzit mediokër nuk pranojnë gabime të caktuara, ne mund të bëjmë shumë më mirë dhe unë mund ta ndihmoj skuadrën në një mënyrë tjetër”.

“Unë u thashë lojtarëve sot se mbetem i bindur që jam trajner i një grupi të veçantë, sepse në vështirësi lojtarët e tjerë kanë qëndrime të tjera nga ato që kemi ne këtu në Milanello. Milani im nuk ka përfunduar, por ne duhet ta vërtetojmë këtë”, përfundoi trajneri i Rossonerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit