-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç paralajmëron deputetin shqiptar në Serbi: As mos të të shkojë ndërmend

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputetin shqiptar dhe kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ku i tha se për asnjë moment nuk duhet të mendojë se shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të bëjnë atë që bënë pas vitit 2000. Kamberi u shpreh se serbët e kanë problem pranimin e realitetit, kurse Vuçiç i tha se ai është megafoni i Albin Kurtit.

“Ajo që po thotë është politikë e Albin Kurtit, jo e dikujt tjetër”, theksoi Vuçiç, i cili vlerësoi se fjalimi i Kamberit ishte një truk, në përpjekje për të barazuar të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

“Është një mashtrim kaq i keq, nuk mund të krahasohet dhe nuk duket, nuk janë dy vende, nuk kanë të njëjtin status juridik, nuk kanë të njëjtin pozicion në procesin e negociatave, domethënë nuk ekziston fare në procesin e negociatave”, nënvizoi presidenti serb.

“Në raportin të cilin e kemi marrë, gjithë fajësia për të gjitha tensionet e ngritura kohëve të fundit, bartet mbi Kosovën. E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit. Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit