Një tjetër pastruese, pas Rozeta Dobit është arrestuar sot në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Gracka”. E arrestuara është Elida Kodra, banuese në Tiranë.
Policia deklaron se nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se pastruesja e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së Z. E. në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit të çantës së pastrueses u gjetën dhe sekuestruan 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.